Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot para gazetarëve ka deklaruar se të gjithë pacientët që po trajtohen në vend dhe jashtë vendit janë në gjendje stabile dhe të mirë, shumica kanë përmirësime në shëndetin e tyre dhe gjithsej nga 20 në gjendje kritike, 10 janë më të rëndë, por janë edhe stabil, jashtë rrezikut për jetën.
Siç tha Taravari, 72 pacientë janë duke u trajtuar në vend, dhe 101 jashtë vendit.
“Nga ata që po trajtohen në vend tre tashmë kanë dalë nga spitali gjatë ditës së djeshme dhe tre të tjerë janë planifikuar të dalin nesër. Duke filluar nga java e ardhshme, shpresoj t’ju informojmë se sa pacientë po vazhdojnë trajtimin në shtëpi dhe për ata që do të kthehen nga vendet e huaja”, tha Taravari.
Sipas tij, nga pacientët në vend, 34 janë në Qendrën Klinike, 15 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, 11 janë të shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit dhe një pacient në Shtip. Nga klinikat private, 7 pacientë janë kujdesur në “Sisitina” dhe 4 në “Zhan Mitrev”.
“Janë 101 pacientë jashtë vendit, një numër më i vogël i pacientëve janë dërguar dje, sot ka oferta nga disa shtete, por do të shohim, ndoshta do të dërgohen maksimumi 10, dhe ka mundësit të mos dërgohet asnjë”, tha Taravari.