Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nga Kumanova tha se me shumë gjasa ndryshimet kushtetuese do të realizohen marrë parasysh gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së. Taravari theksoi se nuk është e rëndësishme se si do të organizohet Qeveria në 100 ditët e fundit.
“Tashmë shihen sinjale të qarta edhe prej partisë opozitare maqedonase VMRO, se janë të gatshëm të votohen ndryshimet kushtetuese, tash bisedohet vetëm për finesa, për gjëra të vogla, tash unë i quaj të vogla pasi nuk është me rëndësi se si do të duket Qeveria e ardhshme apo si do të organizohet pushteti në 100 ditët e ardhshme apo 6 muajt e ardhshëm. Me rëndësi është se veç më shihen sinjale të qarta që Maqedonia me shumë gjasa do t’i hapë negociatat me BE-në, së bashku me Shqipërinë.”= deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.