Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka komentuar deklaratat e eksponentëve të VLEN-it,ndaj partisë së tij, duke i cilësuar ato si emocionale.
“Shumë vrer, kjo flet se në subkoshiencë kanë patur diçka, që flasin kështu tani. Mendoj se janë deklarata të pamatura, nuk flas si neurolog, por flas si politikanë dhe thash se në këtë periudhë do të mundohem të jem sa më i durueshëm sa më i qetë dhe sa më i urtë së bashku me organet partiake. Tash për tash kemi vendim se dalim me lista të veçanta për kandidatë kurse për kandidaturat për kryetar komunash ne i kemi lënë hapësirë VLEN-it nëse janë të gatshëm aty jemi, nëse nuk janë i shohim të gjitha mundësitë
Sa i përket qëndrimit të tyre në Qeveri, Taravari tha: “Ne nuk kemi lindur në Qeveri. Është e vërtetë se çdo parti formohet për të qeverisë. Nuk e kemi me patjetër të mbesim në qeveri, kështu që do e shohim, prandaj them kjo periudhë duhet të jetë më e matur dhe e urtë, posaçërisht prej nesh politikanëve”
Taravari shtoi se ata dalin nga Qeveria vetëm në qoftë se këtë i’a kërkon kryeministri Hristiajn Mickoski dhe askush tjeter. Por siç tha, ai është në kontakt me Mickoskin dhe ai nuk u ka bërë një kërkesë të tillë.
Data 11.09.2026
Aktuale
- “Homo Deus Albanicus”, Kur gënjeshtra shndërrohet në sistem politik!
- Nesër varroset 27-vjeçari nga Radusha, i vrarë në Berlin
- Mexhiti: Rikonstruksioni i Çarshisë së Shkupit drejt përfundimit!
- Aco Velkovski: “Gjeneralët” sërish në garë për fronin, por pa ushtri – 30 vite në funksione nuk do të thonë 30 vite besim
- Balla ironizon protestën nga vreshti: Këta janë njerëzit e punës, nuk ka veshë rrushi në Bulevard. Rrinë ca njerëz kot atje (VIDEO)
- Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!
- (VIDEO) Supremja shfuqizoi vendimin për Llaskarcën, rasti nis nga e para
- Logos-A pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Tuzi 2026”




