Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot para mediave tha se brenda koalicionit vlen marrëdhëniet janë shumë të mira, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“për momentin temat politike për mua janë irelevante. Në bisedimet në mes partnerëve të koalicionit janë tema politike. Në koalicionin VLEN gjendja është stabile dhe në Qeveri deri tani është gjithçka në rregull”, tha Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a është vërtetë se nëse nuk merr 40% të përfaqësimit në zgjedhjet lokale do të largohet nga koalicioni VLEN.
Taravari i cili është edhe njëri nga liderët e VLEN-it dje tha se ka komunikim me të gjitha partitë shqiptare, përveç Ziadin Selës dhe Menduh Thaçit.
Taravari foli edhe për gjendjen e pacientëve nga rasti tragjik në Koçan, ku theksoi se gjendja e tyre është stabile, përveç katër pacientëve që gjenden jashtë shteti gjendja e të cilëve është kritike./Telegrafi/