Në takimin e tij me biznesin e fasonerisë në Durrës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për taksa.
“Nuk duhet të synosh t’i marrësh tjetrit më shumë se 10 përqind taksën. Ka një moral njerëzor dhe ne i përmbahemi atij morali’, tha kreu i PD.
Sali Berisha: Natyrisht sistemi më i ulët i taksave është zotimi ynë. Taksa 10 përqind është taksa më e lashtë. Në Bibël dhe Kuran është taksa 10 përqind, më e drejta.
Nuk duhet të synosh t’i marrësh tjetrit më shumë se 10 përqind taksën. Ka një moral njerëzor dhe ne i përmbahemi atij morali.
Ne jemi të bindur se ajo është taksa më e drejtë. Dhe gjithçka që është e drejtë, funksionon shumë më mirë. Kur e vendosëm taksën e sheshtë në vitin 2005, ne na thanë se do e pësoni nga kjo gjë, do t’u falimentojnë financat.
Mirë, u thamë ne FMN-së, ju rrini e shihni si po ecën dhe ne po e bëjmë. Ne e bëmë dhe në fund të 6 muajve, në arkën e shtetit, në buxhet erdhën 300 milionë euro më shumë se sa kishin ardhur me taksat e larta.
Pra, taksa e drejtë funksionon shumë më mirë. Lehtëson biznesin, ia lë paratë në konto biznesit dhe biznesi i përdor ato për të investuar, për të rritur rrogat, për të përmirësuar kushtet e punës.
Në këtë aspekt pra ne do krijojmë lehtësira të mëdha fiskale për biznesin.