Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot u takua me kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi, ku u diskutua lidhur me politikat e përgjithshme qeveritare për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor nacional dhe pritjet për kontributin e autoriteteve lokale, duke përfshirë edhe komunën e Likovës në realizimin e reformave të planifikuara.
Gjatë këtij takimi, ministri Ademi ka informuar për aktivitetet që do t’i realizojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës së verës, respektivisht para fillimit të vitit të ri shkollor, me të cilat, siç theksoi ministri Ademi, do të avancohet procesi i edukativo-arsimor
në shkollat fillore dhe të mesme.
Kryetari i komunës së Likovës, Arifi ka diskutuar lidhur me investimet prioritare që janë të domosdoshme dhe që planifikohen në shkolla, që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në mësim, dhe njëkohësisht ka informuar edhe për interesin e semimaturantëve nga komuna për t’u regjistruar në shkollën e mesme komunale për afatin e regjistrimit të parë në qershor, që ka filluar sot.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Një vëllai në dhimbje dhe kujtim
- Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore
- Kërcënimet e mistershme: Anita Muçaj kërkon sqarim mbi identitetin e Haradinajt
- Të dy në një varkë/ Rama-Balluku takim kokë më kokë te Vila 30
- Vuçiç merr selamin e parë nga krimi i organizuar
- “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati, Spiropali dhe Veliaj mesazh të fortë Ramës: Protestat nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote
- 352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari
- (VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator


