21 September
Qeveria duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë demokratike të reformave të filluara dhe se atë që do ta arrini është e rëndësishme për perspektivat e shtetit tuaj dhe për gjithë rajonin, porositi eurokomisari Johanes Han gjatë takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Nju Jork.
Nga shërbimi për informim i Qeverisë, bënë të ditur se Han ka vlerësuar iniciativat e Qeverisë së Maqedonisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal si të dobishme në procesin e integrimit të gjithë Ballkanit Perëndimor në integrimet euro-atlantike. Kryeministri Zaev ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është aktivisht e fokusuar në realizimin e Planit reformues 3-6-9 dhe aktivitetet e nevojshme për realizim të qëllimeve strategjike euro-atlantike të shtetit.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë e hapura për progres të Maqedonisë në plan ekonomik, përmes interesit të rritur të investuesve vendor dhe të huaj dhe kontributin që do të kenë perspektiva të hapura euro-atlantike për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë.
Pas takimit njëorësh të kryeministrit Zaev me eurokomisarin Han, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka qenë në darkën që për liderët e Ballkanit Perëndimor e organizoi përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, në selinë e delegacionit të BE-së pranë KB-së.

