Alsat-M 2019-09-03T15:07:26+02:00
Edhe pse takimet e grupeve të punës për ligjin e prokurorisë publike kanë vazhduar gjatë mbrëmjes së djeshme, ata nuk kanë sjellë ndonjë rezultat. Nga VMRO-DPMNE-ja pranojnë se nuk është arritur ndonjë kompromis dhe se vonesat në sjelljen e këtij ligji rrezikojnë marrjen e datës për integrim në Bashkimin Evropian. Atmosferën e takim e cilësojnë si të nxehtë.
VMRO-DPMNE-ja duke punuar për të mirën e qytetarëve dhe përparimin e vendit do të japë gjithçka nga vetja për t’u arritur marrëveshje, megjithatë jo me çmimin e cilësisë së një marrëveshje të këtillë. Sa i takon klimës, me siguri ka qenë e nxehtë.”- theksoi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE
Nga LSDM-ja sot ishin të pakapshëm për të komentuar takimin e një dite më parë. Pushteti ka njoftuar se bisedimet do të vazhdojnë edhe pse deri tani nuk ka ndonjë përafrim të dalluar të qëndrimeve. Vazhdimi i Komisionit për çështje evropiane ku pritet të shqyrtohen 41 amendamentet e mbetura për ligjin pritet të caktohet sapo palët të jenë dakorduar. Përplasjet më të theksuara janë për të ardhmen e Prokurorisë Speciale, bartjen e ekipit të prokurorëve special dhe nëpuënsve në këtë prokurori si dhe fatin e lëndëve të PSP-së të proceduara pas 30 qershorit të 2017-tës.
Fatlume Dervishi
Loading…



