Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit të T7, Mirlind Behlulit dhe kameramanit Raif Selimi nga truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veselit.
Përmes një shkrimi shkrimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se një veprim i tillë është i paparanushem dhe duhet të ndiqet penalisht.
“Sulmi fizik ndaj gazetarit të T7, Mirlind Behluli, është i papranueshëm dhe duhet të ndiqet penalisht. Kur je ne panik nga humbja e pashpresë, fillon sulmet ndaj gazetarëve dhe jo vetëm. Kjo mendësi duhet të perëndoj qysh sot me shpërndarjen e Kuvendit”, ka shkruar Haxhiu./Express/



