Të nderuar qytetarë të Kumanovës dua të ju informoj se prej datës 16.05.2022 ditë e hënë fillon funksionimi normal i linjave të transportit urban në qytetin e Kumanovës, shkruan, Driton Sulejmani, këshilltar në kuvendin komunal të qytetit të Kumanovës, nga rradhët e partisë Alternativa.
Pas përfundimit të procedurave të prokurimit publik janë përzgjedhur operatorët që do ta realizojnë transportin urban dhe në tentativën e dytë janë mbuluar të gjitha linjat përfshirë edhe linjën e re lagja Bajram Shabani deri Bedinjë dhe Rramanli deri në Bedinjë për të cilat në prokurimin e parë nuk pati interes. Duke kërkuar falje dhe mirëkuptim për mosfunksionimin e deritanishëm uroj që ky shërbim të jetë në dobi të qytetarëve.



