Ardhja e Turqisë në Ballkan përmes investimeve, kulturës dhe arsimit nuk rrezikon turqizmin e shqiptarëve, ashtu siç nuk gjermanizohen me integrime në BE, është shprehur profesori universitar Rizvan Sulejmani në emisionin Arena. Ai tha se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë interesimin e Turqisë për Ballkanin dhe investimet turke për realizimin e interesave tona. “Fakt është se proceset globalizuese janë të pandalshme, fakt është se Ballkani ka nevojë për një ndikim të jashtëm stabilizues. Mirëpo të thuash se shqiptarët do të turqizohen, nëse Turqia vjen këtu me shkolla dhe biznese, është e njëjtë sikur të thuash se shqiptarët do të gjermanizohen nëse janë pro-evropian. Ndikimi i Turqisë do të jetë dhe s’mund ta ndalim. Krejt çka mund të bëjmë është ta vendosim në funksion të interesave tanë”, tha Sulejmani. /SHENJA/
Data 23.03.2026
Aktuale
- Si po e ndryshon tradhtia e frutave perceptimin tonë për dashurinë?
- Rigjykimi për “Besa Trans”, sërish 20 muaj burg për Bekim Haxhiun dhe 800 mijë denarë për kompaninë
- LSDM: Masa e vonuar e qeverisë pa efekt, karburantet sërish do të shtrenjtohen
- Bozhinovska njofton se në vend ka sasi të mjaftueshme të derivateve të naftës
- Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar, arrestohet autori! E pëson edhe personi që e ndihmoi të largohej (VIDEO)
- Tmerr në Vizbeg: Fqinjët thyejnë derën e shtëpisë dhe rrahin 57-vjeçarin në sy të djalit të mitur
- LSDM: Masa e vonuar e qeverisë pa efekt, karburantet sërish do të shtrenjtohen
- Alarmi për sigurinë në shkollat e Prishtinës: 50% e objekteve janë të…

