“Komuna e Sarajt bashkëpunim me Muftinin e Shkupit kanë organizuar me 10 maj 2019, një iftar të përbashkët me të gjithë hoxhallarët nga kjo komunë. Iftari është tradicional, filluar para disa viteve.
Në këtë iftar, të shtruar strikt në bazë të rregullave islame, mori pjesë edhe Sulejman Rexhepi, i shoqëruar nga disa bashkëpuntorë të tij, i cili ishte i ftuar nga Kryetari i Komunës së Sarajt z. Blerim Bexheti.
Çelja e këtillë e iftareve, pas agjërimit tërëditor, myslimanëve të tubuar në një vend u shërben, para së gjithash, për njohje të ndërsjella dhe për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tyre. Në iftaret e këtilla kënaq pjesëmarrja e pushtetit lokal, por edhe e niveleve të tjera të pushtetit, ngaqë ngrënia e përbashkët e bukës është një nga traditat më të pëlqyera të fesë islame”, thonë nga BFI.
Data 07.07.2026
Aktuale
- Ajdari: VMRO-DPMNE u tërhoq nga dy pika kyçe të marrëveshjes për Kodin Zgjedhor
- Qyteti i Shkupit do të dhurojë 1,2 milionë denarë për Venezuelën
- LSDM: Nuk jemi kundër votimit të diasporës, jemi kundër modelit që hap derën për vjedhje të zgjedhjeve
- BDI: Në Samitin e NATO-s pa shqiptarë, mesazh i gabuar për karakterin multietnik të shtetit
- Arrestohet një 27-vjeçar në Leunovë me substancë pluhurore
- Pa patentë dhe i përfshirë në aksident, arrestohet drejtuesi i një mopedi
- 28-vjeçari denoncon se u sulmua nga gjyshja
- Sulm fizik para një lokali në Gostivar




