Sot në mëngjes në ambientet e komunës së Gazi Babës nënshkruam marrëveshjen e donacionit me kompaninë financiare Iute Maqedonia.
Subjekt i donacionit janë 150 fidane pemësh për gjelbërimin e zonës rreth fushës sportive Solidariteti në qytetin e Inxhikovës.
Këtë aktivitet do ta zhvillojmë në bashkëpunim me SOS Fshati i Fëmijëve, pranë të cilit do të zhvillohet aktiviteti i mbjelljes së pemëve.
Çdo fëmijë që përkujdeset në SOS Fshatin e Fëmijëve do të marrë pemën e tij për të cilën do të kujdeset në të ardhmen.
Ky është një tjetër aktivitet që komuna e Gazi Babës realizon për mbrojtjen e mjedisit.
Si vetëqeverisje lokale në periudhën e kaluar vëmendje të veçantë i kemi kushtuar mbrojtjes së mjedisit dhe dëshmi për këtë janë projektet e realizuara në këtë fushë.
Falënderoj menaxhmentin e kompanisë financiare Iute Maqedonia për përgjegjësinë sociale të treguar.





