Nikola Gruevski, Nikolla Todorov dhee gjtihë udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, në një mënyrë të papërgjegjshme dhe jotransparente e kanë menaxhuar shtetin dhe paratë e qytetarëve. Paratë buxhetore kanë shpërndarë ndërmjet tyre larg nga syri i publikut, dhe me institucionet më të rëndësishme të quajtur menaxhojnë njerëz të cilët janë shërbëtorët e tyre.
Në vend që të punojnë në shërbim të qytetarëve, institucionet punojnë në shërbim të familjes në pushtet.
Prandaj, në Planin për jetë në Maqedoni mesazhet kryesore që do të ketë kontroll të qeverisë dhe do të ketë drejtësi për të gjithë. Qytetarët do të jenë kontrollorët e parave të shpenzuara të shtetit, dhe drejtësia do të jetë e arritshme për të gjithë.
Shpenzimet buxhetore do të jenë në qasshme për të gjithë qytetarët. Çdo qytetar do të jetë kontrollues i pushtetit. Çdo qytetar nga kompjuteri i tij mund të monitorojë se si dhe për çfarë shpenzohen parat nga Buxheti. Gjendja aktuale e fshehjes së borxhit të shtetit do të bëhet e kaluara për shkak se kjo do të konsiderohet vepër penale.
Për të rivendosur drejtësinë, kurrë më të mos ketë nuk gjyqësi “Swarovski”, do të bëjmë një rizgjedhjen e plotë të gjyqtarëve për të vlerësuar punën e përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve në Maqedoni.
Menjëherë pas formimit të Qeverisë së re do të vazhdojmë mandatin e Prokurorisë publike speciale për të zgjidhur krizën në mënyrë ligjore.
Qytetarët duhet të kenë kontrollin e qeverisë. Qytetarët duhet të kenë qasje të barabartë deri te drejtësia. Qytetarët meritojnë një gjyqësi të pavarur dhe përgjegjësi nga institucionet.
Plani për jetën në Maqedoni do të rivendosë drejtësinë dhe institucionet qytetarëve.
Prandaj, më 11 dhjetor qytetarët do të mbështesin Planin tonë, sepse kaloi koha e gjykatësve të defterit të dikujt dhe koha e institucioneve të mbyllura.
Qytetarët zgjodhën-duan jetë dhe drejtësi këtu, në Maqedoni.