Ndërmeren reforma në shërbimet sekrete dhe shërbimet e sigurisë sipas prioriteteve të reja reformatore të parapara në Raportin e Pribes. Ku pajisjet të cilat deri tani i kishte në disponim Drejtoria e pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) “shpërngulet” prej aty dhe në të ardhmen me të do të disponojë Agjencia Operativo Teknike (AOT), Pajisjet këto përmes të cilave kyçet, mbikëqyret dhe shkyçet sinjali për përgjimin e komunikimeve, pajisjeje përmes të cilave mundësohet qasja e organeve deri te të dhënat e operatorëve celularë dhe i tërë koordinimi teknik për përcjellje të komunikimeve. Përveç kësaj, është përgatitur edhe një propozim-ligj i ri për përcjellje të komunikimeve, në të cilin risa më e madhe është se përveç Komisionit të deritanishëm parlamentar, kontroll do të kryejnë edhe katër institucione tjera, prej të cilave njëri do të jetë organ i ri – Këshilli për kontroll civil.
Nëse nuk garantojnë mbrojtje nga përgjim antiligjor Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski paralajmëroi se nuk do t’i nënshkruajë ligjet.
“Deri sa nuk kalojnë të gjitha debatet rreth këtyre zgjidhjeve ligjore, deri sa në opinion nuk pranohet zgjidhja e vërtetë që do të sigurojë nga keqpërdorimi i përgjimeve, nuk do të nënshkruaj ndonjë ligj të tillë”, premtoi Spasovski.
Por, sipas analizave të ndërkombëtarëve nuk janë respektuar sugjerimet e Pribes/dk/
Almakos.com