Një nga projektet kyçe të programit tonë #PërTetovënERe do të jetë dislokimi i Kazermës së Tetovës dhe transformimi i saj në park qyteti dhe qendër institucionale moderne.
Sipas standardeve të NATO-s, objekte të tilla ushtarake nuk duhet të jenë pranë zonave të banuara dhe paraqesin rrezik potencial për rrethin.
Këtë hapësirë publike prej afër prej mbi 190.000m2 do ta kthejmë në park dhe qendër administrative për qytetin:
Park funksional dhe i rregulluar për sport, relaksim dhe rekreim ë qytetarëve.
Qendër institucionale me të gjitha shërbimet publike në një vend, si:
Komuna e Tetovës dhe të gjitha njësitë rajonale të institucioneve tjera të tjera,
Gjykata dhe Prokuroria Themelore – Tetovë, Policia,
Kadastra,
Drejtoria e Librave Amë etj.
Me këtë Tetova dhe qytetarët do të fitojnë:
Parkun e shumëpritur që i mungon Tetovës;
Lehtësim i trafikut në qytet;
Garazhe në kate për qytetarët dhe të punësuarit;
Shërbime më të shpejta dhe efikase;
Ajër dhe ambient i pastër dhe më shumë hapësirë publike nl shërbim të qytetarëve.
Tetova do të ketë parkun e qytetit dhe një qendër institucionale që i shërben qytetarëve, duke e bërë qytetin më të gjelbër, më funksional dhe më të mirë për të jetuar.
Data 11.11.2026
Aktuale
- (VIDEO) Rritet kostoja e jetesës, për një vit transporti rritet për 9.5%, inflacioni është 3.3%
- Partnerët e Kinës në BRI përfshijnë mbi 150 vende dhe mbi 30 organizata globale
- Kryeministri britanik zotohet të vazhdojë presionin ndaj Izraelit për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza
- VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë
- BDI – Dega Strugë: Një vit Mendi Qyra – shumë fjalë, 0 vepra!
- VLEN pyet Arbër Ademin dhe Bujar Ahmetin: Në çfarë gjuhe e keni dhënë dhe e keni mbajtë provimin e Jurisprudencës (VIDEO)
- VLEN: Ky është dokumenti që dëshmon se Fatmir Besimi e solli Alta Bankën serbe në Maqedoni
- Si pagesat me POS mund të ndihmojnë në shmangien e humbjeve të centëve



