6 Shkurt 2019 / 10:59
Sot skadon afati 30 ditor i paraburgimit shtëpiak të biznesmenit Orce Kamçev dhe ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov si dhe pronarit të kompanisë Pelisterka Cvetan pandelski, të akuzuar në rastin “Imperia” të PSP-së.
Gjatë ditës së sotme do të kuptohet se a do të respektohet vendimi i gjyqit Suprem, nga ama e gjyqit Themelor Shkupi 1 dhe ai i Apelit, ku është vendosur nga supremja që të gjitha hetimet të ndalohen.
PSP paralajmëron se do të kërkojë që ti vazhdohet masa paraburgimit shtëpiak të dyshuarave në rastin “Imperia”, lëndë kjo e cila ishte hapur paraprakisht nga Prokuroria e që pastaj i kaloi PSP-së.
Loading…