Në cilësinë e kordinatorit të grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, ka pasur takim me delegacionin e Këshillit të Evropës të përbërë nga 14 Deputetë të udhëhequr nga Karlo Resler.
“Në takim shpreha qëndrimin e vendosur të koalicionit dhe të qeverisë në realizimin e përcaktimeve tona programore në lidhje me prioritetet që i kemi vendosur si koalicion. Pra, rrugëtimi Evropian nuk ka alternativë. Lufta kundër korrupsionit poashtu. Reforma në sistemin e gjyqësisë si dhe përkrahja e vetëqeverisjeve lokale në realizimin e proekteve infrastrukturore gjë që ka munguar në të kaluarën”, ka shkruar deputeti Halil Snopçe.
Snopçe thotë se VLEN janë të vendosur në këtë drejtim dhe po japin kontribut të veçantë.
“Koalicioni VLEN po jep kontribut të pamohueshëm në këtë drejtim dhe 100% ka qenë dhe do vazhdojë të rreshtohet në përforcimin e partneritetit strategjik me UE-në, SHBA-në dhe NATON”, shton Snopçe.