SASHK: NË 10 DITËT SHTESË PARASHIHET TË PËRCAKTOHET PËRQINDJA PËR HARMONIZIMIN E PAGAVE
Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës dhe Ministria e Arsimit nuk kanë arritur marrëveshje në afatin e parë prej 10 ditësh të përcaktuar për negociata, me çka në mbledhjen e djeshme online u dakorduan që t’i vazhdojnë negociatat edhe 10 ditë. SAShK informoi se, ishte i pashmangshëm konkludimi se të dyja palët në kontestin kolektiv të punës kanë nevojë për periudhë më të gjatë se 10 ditë, me ndërmjetësuesin e caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
SASHK
“Me këtë rekomandim parashihet që në 10 ditët shtesë, të përcaktohet përqindja për harmonizimin e pagave të të punësuarve në veprimtaritë e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe definimi i afateve për arritjen për lidhjen e marrëveshjeve të reja kolektive për arsim fillor dhe të mesëm. Përmbajtja e rekomandimit përcaktohet me qëllim që në negociatat e mëtejme të mos fillojnë nga e para, por prej aty ku është arritur pajtueshmëri, ndërsa me qëllim të gjetjes së zgjidhjes optimale për palët, në drejtim të zgjidhjes së përgjegjshme të kontestit të krijuar”.
Sipas ligjit për zgjidhje paqësore të kontesteve të punës, afati maksimal për negociata është 20 ditë.
Kujtojmë se, mësimdhënësit kërkuar rritje të pagave për 18,4 përqind, ndërsa Qeveria ofroi rritje për 12 përqind por, sindikalistët nuk e pranuan. Si pasojë e mospërmbushjes së kërkesave të tyre, mbajtën grevë për rreth 3 javë, e cila u pezullua më 28 prill dhe u dha afat 10 ditë për arritjen e marrëveshjes mes palëve./KlanMacedonia/



