Vlerësim më të volitshëm për gjendjen e firmave në industrinë e
përpunimit në korrik në krahasim me qershorin e këtij viti dhe në krahasim me korrikun e vitit të kaluar kanë dhënë udhëheqësit e firmave. Pritet që numri i të punësuarve të rritet, bëri të ditur sot Enti
Shtetëror për Statistikë.
Indikatori i besimit në industrinë e përpunimit, sipas vlerësimit të udhëheqësve, në korrik në krahasim me qershorin e këtij viti është më i lartë për 0,4 për qind, ndërsa në krahasim me qershorit e vitit të
kaluar për dy për qind.
Situata e sigurisë e prodhimtarisë me porosi në korrik në krahasim me qershorin e këtij viti është më e volitshme, pritjet për vëllimin e prodhimtarisë në tre muajt e ardhshëm janë më të volitshme në
krahasim me muajin paraprak, ndërsa rezervat e prodhimeve të gatshme janë rritur në krahasim me qershorin e këtij viti.
Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste, muajin e kaluar ka arritur 65,3 për qind nga shfrytëzimi normal.
Ndikim më të madh ndaj kufizimit të vëllimit të prodhimtarisë kanë: konsumi i pamjaftueshëm i huaj me 20 për qind, mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës me 19, 2 për qind, konsumi i pamjaftueshëm vendor me 17,9 për qind dhe mjedisi i pacaktuar ekonomik me 12,4 për qind.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


