Trupat ruse në Siri po largohen nga kryeqyteti Damask dhe provinca e Homsit ku ishin të vendosura dhe po tërhiqen si një kolonë në bazën ajrore Khmeimim në provincën Latakia në perëndim të vendit, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, me rënien e regjimit Baath forcat ruse në Siri vazhdojnë të tërhiqen nga Damasku dhe Homs ku ishin vendosur.
Ushtarët rusë po shkojnë në bazën ajrore Khmeimim në Latakia me një kolonë që përmban automjete të mëdha dhe disa automjete të blinduara ushtarake si dhe kamionë me rimorkio.
Baza Khmeimim ku janë vendosur ushtarët rusë, përfshin pista ajrore, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe pajisje të rëndësishme ushtarake.