Me vendim të Sinodit të Shenjtë, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë do t ë drejtohet nga kryepeshkopi i ri, Hirësia e Tij, Joan Pelushi.
Ky i fundit do të pasojë të ndjerin Anastas.
Hirësia e Tij, Joan Pelushi, ka qenë Metropoliti i Korçës.
Zotimi i Kryepeshkopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e Tij, Joan:
Duke lavdëruar Perëndinë Triadik, falënderoj kryepriftët e Sinodit të Shenjtë, të udhëhequr nga shpirti i shenjtë, për zgjedhjen time në frontin e nderuar të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me përulësi, duke u bindur vullnetit hyjnor, pranoj këtë shërbim të lartë, dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri, detyrën time Kryepriftërore. Do të respektoj kanunet e shenjta, dhe traditën e shenjtë e do të përpiqem me gjithë forcën time të mbroj të drejtën e Kishës, e të udhëheq dritën shpirtërore që më është besuar. I vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Zotit Tonë, Jezus Krisht, themeluesit të Kishës, të më japë ndriçim, forcë, dhe urtësi, për të përmbushur këtë mision të shenjtë.
Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim.
Në vazhdim u mbajt ku morën pjesë besimtarët, drejtuesit e mitropoliteve ortodokse të Shqipërisë dhe të ftuar të tjerë.
Hirësi Joani u prit me një ceremoni të veçantë dhe hyri në Katedralen “Ngjalla e Krishtit”, ndërsa kambanat e saj dhe ato të të gjitha kishave ortodokse në Shqipëri, ranë njëkohësisht në nder të këtij momenti historik. Ai do të pasojë në këtë detyrë të lartë Kryepeshkopin Anastas, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti.
Në testamentin e tij, Anastas shprehu dëshirën që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të ketë një klerik shqiptar në krye.