Polici dhe sigurimi personal i kryeministrit, Angel Saramakov nga Velesi, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë dhe kundër tij policia do të ngrejë kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, konfirmojnë për Alsat nga burgu. Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec. Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit. Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore. /Alsat.mk
Data 06.10.2026
Aktuale
- Haradinaj akuzon Kurtin si shkatërrues të Kosovës: Një thirrje për unitet
- Protesta e natës: Bashkohuni për lirinë dhe UÇK-në
- Qeveria: Pas 11 vitesh, Ohri do të bëhet me pishinë të mbyllur
- U shfaqet në momente int’ime me Adrian Hilën, Monika Lubonja habit të gjithë me përgjigjen e saj
- Universiteti i Tetovës i nderon profesorët për kontributin e tyre shumëvjeçar
- Denoncimi i fortë i Salianjit: Skandal! Milot- Balldren rritet me kosto 100 mln euro. SPAK të hetojë çdo kontratë para se paratë të bëhen rrush e kumbulla
- Nëntë shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm, një tjetër thirret në bisedë zyrtare
- OpenAI implementon filigranë të padukshëm për përmbajtjen e ChatGPT në BE



