Puna e Kuvendit tash dy ditë që është e vështirë për shkak se shumica parlamentare nuk ka kuorum për të filluar me vazhdimin e seancave plenare.
Sot, ashtu edhe si ditën e djeshme seanca plenare ishte e caktuar të fillojë në ora 11:00, por kjo nuk ndodhë. Dje, Kuvendi e filloi punën me një orë vonesë, ndërsa edhe sot deri në këto momente ende nuk po fillon seanca plenare edhe pse është e caktuar për në ora 11:00.
Në sallë ndodhen shumica e deputetëve të LSDM dhe BDI por siç duket kjo nuk është e mjaftueshme që kryeparlamentari Talat Xhaferri të vazhdoj punën.

