Gjatë ditës së djeshme (13.11.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 431 shoferë, prej tyre 73 kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse 13 me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara.
Gjatë këtij kontrolli poashtu është konstatuar se 196 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në vende të banimit, kurse 235 shoferë jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.