22 November
Përdorimi i mjeteve narkotike nga të rinjtë paraqitet element shqetësues. Sociologët dhe psikologët derisa ngrenë alarmin theksojnë se arsyeja qëndron në kushtet ekonomike dhe mënyrën e lehtë për gjetjen e këtyre drogave. Ata kritikojnë ashpër institucionet kompetente, të cilat duhet të ndërmarrin masa për parandalimin e kësaj dukurie.
Ndoshta arsyeja e parë është qasja ose gjetja lehtë e drogave dhe alkoolit. E dyta mënyra e jetës tek të rinjtë, tani ajo është “cool”të pish dhe të përdorësh drogë, të pish duhan, që nga ana tjetër sikur ata të kenë humbur një baze kryesore që duhet për ndërtimin e personalitetit.Të këshillohen familjet të shohim se çka ndodh atje se më së e besueshme është që edhe familjet bëhen viktima e këtij tranzicioni – u shpreh Mirjana Stojanovksa Jovanovska,psikologe.
Edhe përkundër se të rinjtë i dinë efektet dhe pasojat negative nga këto lëndë përsëri nuk heqin dorë.
Faktori kryesorë sipas meje harmonia familjare, raportet brenda familjes, faktorët shoqëror, faktori ekonomik, financiar, klima e përgjithshme në të cilën jeton dhe vepron. Na brengosë fakti se mosha të cilët janë konsumues të rregullt të këtyre substancave bie sa më poshtë – tha Emil Sulejmani,Sociolog .
Shifra e përdorimit të madh të lëndëve narkotike sipas hulumtimi i Institutit të Shëndetit Publik është shqetësuese. Raportohet se dy për qind e fëmijëve nga mosha 11, 12 dhe 13 vjeç përdorin marijuanë.
Valmira Zendeli

