Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm. në derën e banesës së së shtetasit A. F., në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
Sipas raportimeve paraprake mësohet se si pasojë e këtij shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi:
Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.