Kostoja e jetesës në prill të këtij viti është rritur me 2.6% krahasuar me prillin e vitit të kaluar, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar një rritje prej 2.7%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas këtij raporti, rritja e inflacionit është pasojë e ndryshimeve në disa grupe të shpenzimeve, ku veçohen: transporti me 5.1%, veshjet dhe këpucët me 1.5%, rekreacioni dhe kultura me 1.4%, si dhe ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0.3%.
Për më tepër, çmimet me pakicë janë rritur për 1.6% në prill krahasuar me muajin mars të këtij viti, duke treguar një tendencë të vazhdueshme të rritjes së çmimeve.