Shoqata “Köprü” do të organizojë “Mbrëmje e poezisë Balkanike” në Stamboll
Shoqata për Kulturë, Art dhe Edukim “Köprü” më datën 31 Tetor të Shtunën në Stamboll do të organizojë “Mbrëmje e poezisë Ballkanike”.
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë Veriore, në organizimin e Shoqatës për Kulturë, Art dhe Edukim “Köprü” dhe Unionit të Shkrimtarve të Turqisë më 31 tetor të Shtunën në degën e Unionit të Shkrimtarve të Turqisë në Stamboll do të organizohet “Mbrëmje e Poezisë Ballkanike”.
Në evenimentin do të marrin pjesë poetë nga kombësi të ndryshme nga Maqedonia Veriore dhe Turqia.
Poetët Turk nga Maqedonia Veriore Lejla Sherif Emin dhe Mehmed Arif, poetët Maqedonas Vaso Nikoloski, poetja Shqiptare Lira Bojku, poetja Boshnjake Suada H. Ajdarpashiq dhe poetja Romane Sevdija D. Abdulova do të marrin pjesë në këtë mbrëmje.
Në programin që do të prezantohet nga prezantuesja e famshme e Maqedonisë së Veriut Sejhan Jakupi, akademiku Assoc. Dr. Sejhan Murtezan İbrahimi do të bëjë një prezantim të “Letërsisë Ballkanike” në tre gjuhë: Turqisht, Maqedonisht dhe Shqip.
Evenimenti do të organizohet në përputhje me protokollet Kovid-19.