Me 05.04.2019 në ora 15.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “ 11 tetori” përballë tregut të gjelbër, Gj.J.(80) nga Shkupi është rrëzuar derisa ka qenë duke zbritur nga autobusi i JSP, e drejtuar nga Zh.K.(58) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Sipas paraqitjes në polici të Gj.J., autobusi ka ecur derisa ajo ka qenë duke zbritur. Gj.J. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” ku iu janë konstatuar lëndime dhe pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.