Në ambientet e Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve, sot në ora 11:00 do të bëhet promovimi i veprës “Maqedonia Antike” e autorit Jusuf Buxhovi.
Promovimi mbahet në sallën WILSON (ITSHKSH), kurse të pranishmit janë të obliguar t’i respektojnë masat anti-covid.
Me këtë rast do të jetë i pranishëm edhe vet autori, bashkë me botuesit e tij nga Amerika dhe nga Prishtina, i cili do të zhvillojë edhe një debat shkencor mbi problematikën që ngre libri në fjalë.