Gjatë katër ditëve të fundit, shtatë persona janë arrestuar për drejtim të pamatur të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa janë ndëshkuar 2.415 shkelje të trafikut.
Siç njofton MPB-ja, në periudhën 17–20.11.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga punonjësit e policisë në të gjitha sektorët e brendshëm të trafikut në rrugët e vendit, nga gjithsej 2.415 gjobat e lëshuara:
435 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.
Shtatë persona janë arrestuar për drejtim të pamatur të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal:
6 për drejtim nën ndikimin e alkoolit
1 për shpejtësi mbi të lejuarën jashtë zonave të banuara
Sipas përmbledhjes statistikore të aktiviteteve policore:
Janë regjistruar 824 shkelje për parkim të gabuar
270 masa janë dhënë për shoferë që kanë drejtuar pa patentë
16 gjoba për kalim në semafor të kuq
175 masa për shkelje nga këmbësorët
23 gjoba për drejtim nën ndikimin e alkoolit
Gjithashtu janë ndëshkuar:
115 pjesëmarrës në trafik që nuk përdorën rrip sigurie
79 masa për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit
74 automjete janë larguar nga trafiku për shkak të mosregjistrimit
25 automjete për shkak të defekteve teknike
7 shoferë për xhama të errësuar ose folie të instaluara jo ligjërisht
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta,” njoftojnë nga MPB-ja.


