Dy tankerë rusë në Detin e Zi janë shkatërruar si pasojë e motit të ligë.
Të paktën një person ka humbur jetën, derisa ekuipazhi është evakuuar, transmeton Telegrafi.
Agjencia e lajmeve Interfax raporton se ka pasur derdhje të naftës, duke u thirrur në deklaratat e Agjencisë Federale Ruse të Transportit.
Fotografitë dhe videot e postuara në X, shfaqin të paktën një anije të ndarë në dysh nga dallgët e mëdha.
Një video nga brendësia e anije tregon anijen tjetër të shkatërruar plotësisht – madje e ndarë në dysh.
Shtatë anëtarë të ekuipazhit bëjnë të pamundurën që t’i shpëtojnë më të keqes, kur shohin se anija e tyre u shkatërrua.
Bëhet fjalë për anijen 136 metra Volgoneft që autoritetet ruse thonë se ishin 15 persona në bord, që shihet qartë duke u ndarë në dysh dhe duke u fundosur.
E anija tjetër e shkatërruar po transportonte mijëra tonelata naftë – që në total kishte një kapacitet transporti prej 4.200 tonelata.