4 Tetor 2018 / 10:07
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Petar Bogojeski mbrëmë është shkarkuar nga funksioni i partisë, konfirmojnë për MIA-n burime partiake.
Bogojeski mbetet anëtar i VMRO-DPMNE-së. Ai është pjesë e iniciatorëve për reforma në VMRO-DPMNE.
Bogojeski hapur ishte kundër bojkotit në referendum.
“Bojkoti nuk është në interes të VMRO-DPMNE-së dhe Maqedonisë, por i disa personave të cilët dëshirojnë që faji për prolongimin e ardhmërisë euro-atlantike të bie mbi supet e partisë sonë”, deklaroi asokohe Bogojeski.


