Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, ka reaguar ndaj nismës për bojkot të procesit mësimor për shkak të ndotjes tejmasë të ajrit
Sipas tij, bëhet fjalë për nismë të motivuar politikisht, duke e ndërlidhur këtë nismë me OBRM-PDUKM-në.
“Mendimi im personal është se një pjesë e mirë e të ashtuquajturës nismë e qytetarëve është blef politik e politikës populiste të imët që e krijoi VMRO-DPMNE-ja në periudhën e kaluar, ndërsa pasojat e frikshme të së cilës i ndjejmë pikërisht tani. Informacionet e mia janë se ajo është e motivuar politikisht me qëllim që të diskreditohet edhe pushteti lokal dhe qendror në luftën kundër ndotjes”, tha Shilegov.
I pyetur për mundësinë për fillimin e parakohshëm të pushimit dimëror të nxënësve,përpara diskutimit të sotëm për zhvillimin e qasjes së integruar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në suaza të projektit të USAID-it për shoqëri civile Shilegov theksoi se kjo nuk është nën kompetencat e tij. Por se kryetari i Shkupit është i gatshëm t’i ndërmerr të gjitha aktivitet të cilat mund të kontribuojnë për mbrojtjen, para se gjithash, të fëmijëve. /dk/
Almakos.com