Alsat 2020-02-19T11:47:28+01:00
Shumë qytetarë kanë parashtruar ankesa deri tek redaksia e televizionit Alsat në lidhje me thirrje nga numra prej vendeve të huaja. Qytetarët të frikësuar nga përvojat e mëhershme dyshojnë se kanë rënë preh e një skeme mashtrimi dhe se do të duhen të paguajnë fatura të larta. Telefonatat dyshohet të vijnë kryesisht nga vendet si Lituania dhe Estonia, ndërsa shumicën e rasteve mbartin prefiksin +370 (668), +370 (669), +48 780, +881. Alsat ka kontaktuar MPB-në dhe operatorët mobil në Maqedoninë e Veriut dhe së shpejti do të sjell informata shtesë në lidhje me rastin.
Loading…




