Policia e Korçës ka dhënë detaje sa i takon të shtënave me armë zjarri që u regjistruan paraditen e sotme në qytetin e Korçës, në lagjen 17 të qytetit juglindor.
Blutë bëjnë me dije se dyshohet se një person ka qëlluar disa herë në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja, ndërsa policia thotë se autor ka qenë një 19-vjeçar, i cili ka qëlluar pas një konflikti me dy persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po kqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.



