Alsat 2019-08-15T12:18:17+02:00
“Afera Reket është dëshmi se ky shtet po ndryshon dhe se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, deklaroi, Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes, derisa komentoi incizimet e publikuara për rastin “Reket”, ku mes tjerash u përmend edhe emri i saj.
Sheqerinska nuk precizoi nëse ka qen apo jo mysafire tek Bojan Jovanovski, por nënvizon se në asnjë mënyrë nuk ka mbështetur apo mundësuar kriminalitetin.
Njëkohësisht ftoi opozitën (VMRO-DPMNE-në) se në rast se dëshiron seriozisht të jap mbështetje, atëherë të mbështes Ligjin për Prokurorinë Publike.
Loading…



