Alsat-M 2019-09-06T15:38:18+02:00
Prodhimi Bruto Vendor në tre mujorin e dytë të këtij viti shënon rritje prej 3.1%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Ekonomia e përgjithshme shënon rritje dy tremujorë të njëpasnjëshëm, edhe pse në të parin, GDP-ja shënoi rritje prej 4.1%.
Rritja e Prodhimit Bruto Vendor në tremujorin e dytë është akoma i lartë në 3.1 për qind, që praktikisht është e pritur duke pasur parasysh që ka pasur zgjedhje presidenciale në atë periudhë, por së bashku me tremujorin e parë prej 4.1 për qind, ajo megjithatë është mesatarisht 3,6 për qind që është mbi parashikimet dhe në buxhetin që fillimisht ishte caktuar 3.2, por më pas u korrigjua në 3.5 për qind – tha Koço Angjushev – zëvendëskryeministër”.
Lidhur me faktin se ekonomia e Gjermanisë ka qenë në recesion që nga korriku, dhe është partneri ynë më i madh tregtar, Angjushev thotë se nuk sheh potencial për dëmtimin e ekonomisë sonë.
Ekonomia gjermane po ngadalësohet. Ne e dimë se ekonomia jonë është e lidhur me eksportet në BE, kryesisht në Gjermani si partneri ynë më i madh, dhe sigurisht na shqetëson, pasi shqetësohen të gjithë në botë. Por fatmirësisht nga sondazhet që kemi kryer me kompanitë tona ata nuk kanë ulje të porosive për momentin, respektivisht të gjithë i kanë rritur porositë … “- u shpreh Koço Angjushev – zëvendëskryeministër
Sipas të dhënave publikuara të Entit të Statistikës, ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritje në më shumë sektorë, përkatësisht në industri dhe ndërtimtari. Në tremujorin e dytë, konsumi final është rritur për 2,7% kurse investimet bruto për 11,1%.
Andrea Çobanova
Loading…



