Në rrjedhë janë paraqitjet për thirrjen e publikuar deri te të gjithë ata që kanë kapacitete mbi 50 dhe janë të gatshëm të pranojnë njerëz që do të jenë në karantinë shtetërore, por do të përdoren edhe kapacitetet shtetërore si Demir Kapia, informoi Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp.
Ajo njoftoi se në moment të parë ka shtatë kapacitete në dispozicion, por, siç tha ajo, në dispozicion në rast të një numri të madh është edhe Pepelishte, pavarësisht se bëhet fjalë për kushte ushtarake. Ne i konsiderojmë, theksoi ajo, edhe disa kapacitete shtetërore që në afat prej një ose dy ditësh do t’i vendosim në përdorim të plotë.
“Unë pres kapacitete më të madh hotelierike dhe vend-pushimoreve që të vihen në dispozicion. Numri i qytetarëve tanë që kthehen në vend nuk është i vogël, për fat të keq numri i qytetarëve që nuk respektuan rregullat e vetë-izolimit është i lartë. Ne nuk kemi dashur të ndërmarrim masa të tilla, por në një situatë kur nuk respektohen rregullat, shteti duhet të mbrojë qytetarët e vet”, tha Shekerinska.
E pyetur nga gazetarët nëse parashikohen ndryshime në regjim mbi orën policore pasi siç ëshë kësisoj po kufizohet edhe puna e rregullt e mediave pas orës 21, ministrja Shekerinska u përgjigj se një nga profesionet ose një nga strukturat për të cilat do të vlejë përjashtimi përfundimisht do të jenë mediat dhe gazetarët.
“Vendoset orë policore në periudhën nga ora 21 deri në 06, ndërsa Shtabi kryesor në Qeveri obligohet të përcaktojë përjashtimet dhe kjo u përmend dje edhe nga ministri i Drejtësisë që një nga profesionet ose një nga strukturat, për të cilat do të vlejë patjetër përjashtimi përfundimisht do të jenë mediat dhe gazetarët”, tha Shekerinska.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse me ndryshimin e dispozitave ligjore dhe në kohë krize do të ketë punësime të reja dhe kush do t’i kontrollojë institucionet për të mos abuzuar, Shekerinska theksoi se kur nuk ka zgjedhje, nuk do të thotë se nuk ka kontroll mbi keqpërdorimet.
“Pjesë e këtij kontrolli janë institucionet, Antikorrupsioni, pjesë e këtij kontrolli janë mediat dhe siç mund të shihni asgjë nga ai kontroll nuk ndalet as edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve. Kemi apo nuk kemi zgjedhje. Të gjithë ranë dakord që zgjedhjet në këtë situatë do të ishin të papërgjegjshme, do të ishte e turpshme për shtetin…”, sqaroi Shekerinska.



