Maqedonia nuk do t’i lejojë Rusisë ta pengojë Marrëveshjen me emrin me Greqinë, e cila Shkupit ia hapi derën për hyrje në NATO, porositi sot në Zagreb ministrja e
Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. “Gjithmonë kemi folur se dëshirojmë bashkëpunim të mirë me Rusinë, por vendimet janë tek ne. Maqedonia solli vendim”, deklaroi Shekerinska para gazetarëve pas takimit të ministrave të mbrojtjes nga rajoni me sekretarin amerikan Xhejms Matis, që e transmetoi agjencia kroate HINA dhe mediat
serbe. Shekerinska shtoi se i vjen keq për shkak të vendimit për dëbimin e diplomatët nga Greqia, si dhe se Qeveria e Maqedonisë “do të qëndrojë e zgjuar dhe e fokusuar” në zbatimin e marrëveshjes me Athinën.
“Referendumi dhe vendimet e sjella janë në dobi të qytetarëve dhe nuk do të lejojmë përzierjen e askujt në këtë rrugë”, potencoi ministra Shekerinska, Sipas saj, shtyrja e pranimit të Maqedonisë në NATO nga viti 2008, ka shkaktuar krizë të rëndë politike, ekonomike dhe financiare në vend.
“Nuk do të lejojmë që kjo të ndodh më”, deklaroi Shekerinska. Mediat nga Kroacia dhe Serbia përkujtojnë se Maqedonia ka marrë ftesë për anëtarësim në NATO, si dhe në reagimin e djeshëm nga Moska sipas të cilit Rusia mendon se Maqedonia po detyrohet të hyjë në NATO, lëvizje e cila vetëm i thellon ndarjet dhe tensionet në Evropë.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


