“Karadaku” përshkoi shtegun përallor prej 16 km për në fshatin Runicë në Komunën e Likovës.
Peisazhet e këtij fshati pikturesk si dimrit, po ashtu edhe verës të lënë pa fjalë. Ajri i pastër, pemët, kryesisht dardhat, drunjtë, uji- gjithçka si e pikturuar për të shtuar hormonet e lumturisë.
Runica si fshat njihet edhe për qëndresën e saj ndër shekuj përballë okupatorëve të ndryshëm, si dhe në ruajtjen e traditave, kulturës dhe etnitetit!
Edhe një e diel e paharruar e shënuar në kalendarin e të dielave në peshoren e lumturisë.