Beogradi sërish është tronditur nga një shkëmbim zjarri me viktima dhe një numër të madh të plagosurish.
Mbrëmë vonë në një incident me armë zjarri në një fshat në periferi të kryeqytetit serb kanë mbetur të vrarë 10 persona dhe të paktën 11 të plagosur, raporton media serbe Kurir.
Mes viktimave, sipas informacioneve fillestare, është një punonjës policie dhe bashkëshortja e tij.
Policia është në kërkim të një 21-vjeçari, i cili dyshohet se është autori i vrasjes.
I kërkuari, të cilin policia e identifikoi si Urosh B. (21), është parë për herë të fundit në afërsi të Malit të Pozharevcit, duke ikur me veturë Mercedes.
Ai plagosi nëntë persona të tjerë, ndër të plagosurit kishte edhe fëmijë. Sipas informacioneve fillestare, ai ka qëlluar me automatik mbi viktimat pas një debati në oborrin e një shkolle.
Policia ka bllokuar të gjitha daljet nga kryeqyteti. Në vendin e ngjarjes janë vendosur një numër i madh i efektivëve të policisë.