Seanca publike e gjykatës supreme në të cilën duhet të shqyrtoheshin ankesat e gjashtë të dënuarve me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, gjegjësisht për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës sërish u anulua, pasi njëri prej avokatëve mbrojtës të të dënuarve ndodhet në udhëtim zyrtar jashtë Maqedonisë. Avokati mbrojtës, Naser Raufi, u shpreh i bindur se prej muajit shtator kur edhe është përcaktuar seanca, Prokuroria Speciale Publike do të del me provat që i posedon për këtë rast.
“Arsyet për anulimin e seancës, janë arsye objektivem njëri prej avokatëve është në udhëtim zyrtar dhe seanca e sotme u anulua për 12 shtator në ora 11:00. Mendoj që deri në atë periudhë kohore Prokuroria Speciale do të dalë me provat që janë në këtë prokurori. Këtë infromatë e kemi pasi kemi pas edhe kontakt me PS. Dhe mendojmë që provat që i posedon PS janë të një rëndësie kruciale për zbardhjen e këtij rasti.”, deklaroi Naser Raufi, avokat.
Sërish anulohet seanca e hapur për rastin… by tvshenjaofficial

