Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha po ashtu se Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka përgatitur një notë proteste për Turqinë, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Nëse do ta dorëzojmë ose jo notën e protestës do të vendosim sonte. Sigurisht, ne nuk e shohim këtë si një lëvizje miqësore”, tha Vuçiq.
Më 1 mars, Erdogan pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Turqia e mbështetë dhe do të avokojë për pranimin e Kosovës në NATO.
“Nuk kemi nevojë për lejen e askujt për të mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO. Ne kemi ndërmarrë hapa, siç bëmë në rastin e njohjes, po ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha Erdogan.