Gazetari Naser Selmani, ka reaguar ashper pas deklarates qe beri sot kreu i BDI-se Ali Ahmeti, i
cili tha se nuk ka forcë që mund të pengojë Marreveshjen per emrin me Greqine. Ja çfarë ka
shkruar Selmani ne profilin e tij ne FB: “Ali Ahmeti nisi fushatën kundër referendumit për emrin.
Paska thënë se nuk ka forcë që pengon jetësimin e Marrëveshjes me Greqinë.
Kjo deklaratë e papërgjegjshme mund të spraps maqedonët të mbështesin referendumin për
emrin.
Me këtë Ahmeti injoron sugjerimin e një diplomarti të rëndësishëm në Shkup, i cili ka kërkuar nga
BDI të mos japin deklarata të pakripura sepse ato mund të mobilizojnë edhe më shumë
kundërshtarë e marrëveshjes në kampin maqedon.
E kuptoj pse Ali Ahmeti minon renferendumin. Ai është i vetëdishëm se nëse referendumi kalon,
Maqedonia do të hyjë në NATO dhe nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Demokratizimi dhe europianizimi i Maqedonisë ua kufizon hapësirën manovruese politikanëve
mashtrues të dalë nga kruzhoqet ideoliogjike marksiste leniniste në përpjkjet e tyre të mbijetojnë
politikisht duke u shitur mjegull shqiptarëve”, mbyll postimin kreu i SHGM-se Naser Selmani./Almakos
Data 21.08.2026
Aktuale
- Zjarri në Gojan është përkeqësuar, në lagjen Pepaj flakët pranë banesave/ Mbrojtja: 24 vatra në vend, mbi 600 forca në terren
- (VIDEO) Mungesa e himnit shqiptar në Pustec, reagon Rama: Parodi domethënëse
- Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës: Duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me tallje e përçmim ndaj një komuniteti të tërë
- ‘Asht e lëkurë’, Adelina shfaqet në këtë gjendje në postimin e fundit
- Gjykata e Lartë hap garën për zgjedhjen e kreut të ri, ja afati për kandidaturat
- Zbutet masa për Gjylin dhe Elezin/ Belind Këlliçi: SPAK jep sinjale të reja pro Ballukut dhe korrupsionit
- Paga mesatare neto në qershor ishte 48.381 denarë
- Pushtuesi izraelit vret një adoleshent palestinez pranë shtëpisë së tij në Bregun Perëndimor


