25 Janar 2019 / 19:19
LSDM-ja do të mbledhë sonte kryesinë e partisë për të diskutuar nëse janë ose jo për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deri tani, e padefinuar për këtë çështje ka mbetur vetëm partia e kryeministrit Zaev. Ndërkohë partitë e tjera vazhdojnë aktivitetet për zgjedhjen e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet presidenciale. Akoma nuk është vendosur nëse do të ketë koalicione parazgjedhore ose nëse do të arrihet të zgjidhet një kandidat me konsensus mes më shumë partive.
Sipas Aleancës për Shqiptarët, në këto zgjedhje duhet të zgjedhet njeriu i cili i ka ndjerë në kurrizin e tij pasojat e sistemit për një periudhë të gjatë kohore. Ziadin Sela thotë se është koha për president shqiptar.
“Aleanca për Shqiptarët do të dalë me kandidatin e saj në zgjedhje me kandidatin e saj. Është çështje vendimi pastaj a do të kemi koalicion me një subjekt tjetër ose jo, është çështje që duhet të marrin vendim organet e partisë. Mendojmë se një president me përkatësi etnike shqiptare është e radhës që të udhëheqë me shtetin”, pohoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Loading…


