Më 4 shkurt 2026, rreth orës 20:30, në rrugën „ASNOM“ në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku ku u përfshinë tri automjete: një „Volkswagen Amarok“ i drejtuar nga 24-vjeçari V.V.M., një „Lancia“ e drejtuar nga 37-vjeçari J.P. dhe një „Mercedes“ i drejtuar nga 35-vjeçari P.N., të gjithë banorë të Ohrit. Pas ndërhyrjes së policisë, u konstatua se shoferi V.V.M. e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit me 0.71 promilë në gjak, ndërsa i njëjti kishte edhe tri ndalesa aktive për drejtim të mjetit motorik. Gjithashtu, u vërtetua se edhe shoferi tjetër i përfshirë në aksident, J.P., kishte një ndalesë aktive për drejtimin e automjetit. Në konsultim me Prokurorin Publik, dy shoferëve u janë konfiskuar automjetet dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzime penale sipas Nenit 297-a të Kodit Penal për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“.
Data 05.02.2026
Aktuale
- Bastisje në Gostivar, gjendet drogë, arrestohet një person
- Mickoski sot takon Sindikatat, do të shqyrtohen ofertat për rritjen e pagës minimale
- Hetimi intenziv ndaj rrjetit të dyshuar për skandalin me 5 ton marihuanë
- Sekuestrimi i sendeve personale, Apeli i GJKKO merr vendim për ish-zyrtaren e Policisë Ervina Gjana
- Regjistrohen dy tërmete në Manastir dhe Ohër
- Sekuestrohen makinat dhe ngrihen kallëzime penale ndaj dy shoferëve në Ohër që shkaktuan aksident nën ndalesë drejtimi
- Mjegull në rrugën Tetovë – Shkup, borë në Kodrën e Diellit dhe Presekë
- Mullirit në Shkup i shkon fatura 260 mijë euro, në vend të miellit “bluante” Bitcoina


