Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 26-
të, ku do të shqyrtohen informatat për situatat dhe përparimin në procesin e integrimit evropian, për shfrytëzimin dhe për implementimin e fondeve të BE-së, për statusin e realizimit të prioriteteve për hyrje në NATO, si dhe për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Në seancë, siç informoi prej shërbimi qeveritar, do të shqyrtohet edhe informata e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për revidimin e Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2017, dhe informata për familjet e margjinalizuara që jetojnë në kushte substandarde nën Kala, me propozim masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Qeveria do ta shqyrtojë edhe informatën për bashkëpunimin mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë në
sferën e procesit edukativo-arsimor, si dhe informata për përgatitje të Mbledhjes së shtatë të Grupit special për reforma të administratës publike në kuadër të Komitetit për stabilizim dhe asociim, që do
të mbahet në Shkup më 20 shtator të vitit 2017.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, para ministrave sot do të gjendet në shqyrtim dhe miratim Propozim-programi për ndryshim dhe plotësim të programit për transplantim në Republikën e
Maqedonisë për vitin 2017.
Qeveria sot do ta shqyrtojë edhe informatën për vendosjen e qëndrueshmërisë së përgjigjes kombëtare ndaj HIV në Republikën e Maqedonisë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, si obligim i ndërmarrë në kuadër të rekomandimeve të Fondit global për luftë kundër
HIV-SIDA-s.
Në rend të ditës është edhe informata e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratë, për kontrollin e zbatuar të ligjshmërisë së procesit të punësimit nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri në ditën e zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në seancën e sotme të 26-të, Qeveria do të shqyrtojë edhe pika të tjera me interes për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Aeroporti i Vlorës padit qeverinë në Arbitrazhin e Londrës/ Konçesionari kërkon masë sigurie për zgjidhjen e kontratës
- Dita e 86-të e protestave/ Shqiptarët sërish në shesh për dorëheqjen e Ramës
- Tragjike në Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave me armë, plagoset një person
- Gati 32% të shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane
- Pesë valë të të nxehtit goditën Evropën, NASA tregon përmasat
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese


