VMRO-DPMNE dje e ka mbajtur seancën e rregullt të Komitetit Qendror i partisë.
Në seancën e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së është diskutuar për ndodhitë aktuale politike në shtet, ngecjen në agjendën e reformave, ngecjen demokratike, keqësimin e gjendjes ekonomike, si dhe për vizitat e realizuara të kryetarit Hristijan Mickovski në Parlamentin Evropian dhe SHBA.
“Në seancë është diskutuar për stagnimin gjithnjë e më të madh të ekonomisë së Maqedonisë dhe për mungesën e ideve të këtij pushteti që të ballafaqohet me këtë sfidë. VMRO-DPMNE-ja edhe më tej do të vazhdojë të jetë korrigjues i politikave të këqija ekonomike, me sugjerime të saj dhe plane për përmirësim të gjendjes momentale”, informojnë nga Qendra për komunikime e partisë.
Mickoski, thuhet më tej në kumtesë, i ka njoftuar anëtarët e Komitetit Qendror për vizitat në parlamentin Evropian, SHBA, Hungari dhe vendet ballkanike, Kroaci, Slloveni dhe Seri. Ai ka theksuar se këto vizita dhe takime me një numër të madh të politikanëve kanë qenë me qëllim që të njoftohen mbështetësit e Maqedonisë për gjendjen në të cilën ndodhet shteti.
KQ i VMRO-DPMNE-së, thuhet më tej, me propozim të Komitetit Ekzekutiv solli vendim që për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të zgjidhen Draganm Danev, i cili njëherit është edhe koordinator i ri i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Aleksandar Veljanovski, i cili e ushtronte funksionin kryetar i Komitetit komunal të partisë në Tetovë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti
- “Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave”, BIRN: Shpërblimi 2500 euro mund të perceptohet si miratim politik
- Gjykata liron 10 të arrestuarit pas protestës, cakton detyrim paraqitje
- Kush do ta drejtojë Prokurorinë për Krim të Organizuar? Sot votojnë prokurorët


